Plisat: Presim që ndeshja të zhvillohet në Prishtinë

Futboll

Plisat: Presim që ndeshja të zhvillohet në Prishtinë

Më: 13 maj 2018 Në ora: 10:57
Plisat

Plisat pas kërkesës që kanë bërë gjatë ditës së djeshme për ndeshjen Prishtina – Drita, presin që kjo ndeshje të luhet në stadiumin e Prishtinës.

Albert Kastrati kryetari i tifozërisë Plisa-t, ka deklaruar se do të ishte më mirë që ndeshje të zhvillohet në Prishtina dhe atë presim që të ndodh.   

“Ne e kemi dërguar kërkesën zyrtare dhe presim të marrim një lajm të mirë, dhe ndeshja të luhet në Prishtinë”, ishin fjalët e para të Kastratit.

Nëse kjo kërkesë nuk pranohet sipas kryetarit të Plisave, prishtinasit nuk do të kenë kohë për hapa të tjerë veçse të nisin organizimin për në Pejë.

“Ne nuk kemi koha për hapa tjerë ,nëse deri nesër nuk vendoset që loja të luhet në Prishtinëm atëherë  e do të fillojmë përgatitjet rreth udhëtimin për në qytetin e Pejës”, shtoi “Tigri”.             

Të gjithë e dimë se skuadra e Prishtinës këtë sezon ka qenë e hendikepuar pasi nuk ka zhvilluar ndeshjet si vendas në stadiumin e vet dhe kjo i ka kushtuar edhe tifozëve Plisave të cilët gjithmonë është dashur të udhëtonin që të përkrahnin skuadrën e tyre të zemrës, por kjo sipas kryetarit të Plisave nuk ka qenë shumë problem pasi që në udhëtimet që kanë pasur në Pejë, qyteti i Pejës i ka mirëpritur Plisat.

“Jo ne probleme nuk kemi se kemi shkuar ketë sezon gjatë tërë kohës  në Pejë dhe qyteti i Pejës e ka pritur mirë Prishtinën, por për të pasur një spektakël më të madh, do të ishte mirë që ndeshja të zhvillohet në Prishtinë”, përfundoi Kastrati.

Spektakli duket se nuk do të mungojë as në Pejë, pasi që Plisat dhe Intelektualet do të jenë prezent aty dhe si gjithherë këto dy grupe tifozësh janë në gjendje të bëjnë më të mirën për klubin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat