Napoli zgjedh trajnerin e ri, De Laurentiis takim me Ancelottin më 21 maj

Futboll

Napoli zgjedh trajnerin e ri, De Laurentiis takim me Ancelottin më 21 maj

Më: 13 maj 2018 Në ora: 13:22
Carlo Ancelotti

Aventura e trajnerit Maurizo Sarri në stolin e Napolit do të zgjasë edhe 180 minuta, dy ndeshjet e mbetura të këtij sezonit në Serinë A dhe në rast se nuk ka ndonjë përmbysje të papritur të situatës në harkun kohor të një jave, ai do të largohet nga skuadra. Ndaj, presidenti Aurelio De Laurentiis ka nisur të kërkojë një trajner të ri, të denjë për këtë klub dhe që mund t’i japë Napolit ato trofe që i mungojnë prejm vitesh.

Sipas të përditshmes italiane “Corriere Della Sera” i përzgjedhuri është trajneri Carlo Ancelotti, që pas shkarkimit nga Bayern Mynih është në kërkim të një klubi të ri. Madje Ancelotti refuzoi stolin e Italisë për të drejtuar një ekip dhe gjasat janë që të rikthehet në Serinë A. Bisedimet mes trajnerit dhe presidentit De Laurentiis kanë kohë që kanë nisur, kryersisht biseda telefonike, por palët do të zhvillojnë më 21 maj një takim, në Milano.

Takimi do të bëhet me rastin e ndeshjes së lamtumirës së Andrea Pirlo, ku De Laurentiis dhe Ancelotti do të ulen në një tryezë dhe do të diskutojnë për herë të parë “ballë për ballë” për shifra, objektiva dhe emra në merkato. Dhe në rast se arrihet gjuha e përbashkët, më 21 maj mund të kemi edhe zyrtarizimin e trajnerit të ri të Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat