Pas humbjes vjen lajmi i mirë, ky lojtar i bashkohet Interit

Futboll

Pas humbjes vjen lajmi i mirë, ky lojtar i bashkohet Interit

Më: 13 maj 2018 Në ora: 13:57
Piero Ausilio

Drejtori sportiv i Inter, Piero Ausilio, ka pranuar se Stefan de Vrij ka nënshkruar për klubin, por është i sigurt se lojtari do ta mbarojë me profesionalizëm këtë sezon te Lazio.

“Kemi bërë një sezon të mirë, por duam ta bëjmë akoma më të mirë në dy ndeshjet e fundit,” shprehet drejtori për Mediaset Premium.

Ka pasur raporte dhe ankesa nga tifozët e Lazio-s se De Vrij do të luajë me Lazio-n në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Inter megjithëse do t’i bashkohet këtyre të fundit.

“Nuk e kuptoj pse njerëzit sillen sikur De Vrij është një lajm ekskluziv. Të gjithë e dinë se ku do të luajë ai sezonin e ardhshëm.

“Gjithmonë e kemi respektuar atë, Lazio-n dhe lojtarët tanë. Ai do të vazhdojë të tregohet profesionalist ashtu siç jemi edhe ne apo Lazio.”

Inter gjithashtu duhet të zgjidhë situatat e huazimit të Rafinha dhe Cancelo.

“Jemi shumë të lumtur që kemi dy lojtarë si Rafinho dhe Cancelo. Do të bëjmë çmos që t’i mbajmë, por merkato hapet më 20 dhe ne do të mundohemi të përmirësojmë skuadrën, me apo pa ta," përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat