Ky është çmimi për Xherdan Shaqirin

Futboll

Ky është çmimi për Xherdan Shaqirin

Më: 13 maj 2018 Në ora: 14:16
Xherdan Shaqiri

Gazeta britanike The Sun konfirmon shifrën e 12 milionë funteve që është klauzola Xherdan Shaqirit për të shkëputur kontratën me Stoken nëse ky ekip bie nga liga, gjë që do të ndodhë, dhe shkruan se janë tri klube të Premier League që janë të gatshme të paguajnë këtë çmim. Sipas tabloidit londinez, ekipet Everton, West Ham dhe Crystal Palace janë të gatshme të paguajnë këtë shumë për të marrë shërbimet e mesfushorit 26 vjeçar, i cili sivjet ka qenë ylli kryesor i Stoke Cityt, me të cilin megjithatë nuk arriti të mbijetojë në Premier League. Në të njëjtin artikull thuhet se çmimi i klauzolës për lëshim të Shaqirit, është po ai me të cilin Stoke e blerë këtë lojtar nga Interi dhe se kjo ka qenë pjesë e kontratës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat