Hetemaj me Chievon shënuan fitore të madhe kundër Bologna-s

Futboll

Hetemaj me Chievon shënuan fitore të madhe kundër Bologna-s

Nga: Kemajl Goca Më: 13 maj 2018 Në ora: 17:02
Përparim Hetemaj

Përparim Hetemaj me Chievon nga Verona importuan trepikësh të artë në duel me Bologna, duke e mundur me rezultat 2:1. Futbollisti nga Kosova luajti titullar dhe kontribuoi në fitoren e madhe.

Ai në minutën e 12-të është ndëshkuar me karton të verdhë.  Vendasit kaluan në epërsi përmes penalltisë së realizuar nga Verdi në minutën e 12-të, kurse mysafirët shënuan falë futbollistëve Giaccherini (48') e Inglese (60’).   

Blerim Xhemaili luajti 62 minuta për Bologna-n, por nuk ia dolën ta ndalin një pikë. Bologna është në vend të 13-të me 39 pikë, dy me shumë se Chievo një pozitë me poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat