Behrami me Udinesen me tri pikë të mëdha nga Verona

Futboll

Behrami me Udinesen me tri pikë të mëdha nga Verona

Nga: Kemajl Goca Më: 13 maj 2018 Në ora: 17:03
Valon Behrami

Futbollisti nga Kosova, Valon Behrami, me ekipin e Udineses, u kthyen me tri pikë të mëdha nga Verona. Tri pikë të rëndësishme në luftë për të siguruar ekzistencën në Serie A. Udinese shënoi fitore të madhe me rezultat 1:0 duke iu falënderuar futbollistit Barak në minutën e 20-të. Behrami u paraqit standard, por në pjesën e dytë më konkretisht në minutën e 60-të u ndëshkua me karton të verdhë. Udinese importoi tri pikë dhe janë shumë afër sigurimit të ekzistencës. Udinese renditet në vend të 15-të me 37 pikë, kurse Verona mban pozitën e 19-të me 25 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat