Kasami, Ajeti e Krasniqi shënojnë në Zvicër

Futboll

Kasami, Ajeti e Krasniqi shënojnë në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 13 maj 2018 Në ora: 18:41
Pajtim Kasami

Pajtim Kasami dhe Ermir Lenjani me ekipin e Sionit shënuan fitore të madhe me rezultat 3:2 kundër St. Gallenit, në ndeshjen e javës së 34-të të Kampionatit të Zvicrës.  Kasami shënoi gol në minutën e 19-të, që i dha forcë edhe më shumë skuadrës së tij në minutat vijues të lojës. Kasami (19'), Wittwer (36'-autogol), Succar (58') shënuan për Sionin dhe Aleksiq (30') e Itten (90+3') për St. Gallenin. Kasami u zëvendësua në fund të pjesës së parë, kurse Ermir Lenjani luajti tërë takimin. Zurich e mund Baselin me rezultat 4:1.  Shqiptari nga Kosova Albian Ajeti shënoi për Baselin dhe ruan kryesimin në listën e shënuesve. Ai prinë me 16 gola, një më shumë se Hoarau i Young Boysit. Dwamena (50'), Modou (62'), Frey (83') e Marchesano (90+1) realizuan për Zurich—un dhe Ajeti (90+3) për Baselin. Toni Domgjoni, Mirlind Kryeziu e Izer Aliu luajtën standardë për Zurich-un. Aliu u zëvendësua në minutën e 46-të e Domgjoni në atë të 77-tën. Luzern u nda baras 1:1 me Grasshoppersin.

Shkëlqim Demhasaj, Idriz Voca luajtën të plotë për Luzernin dhe Nedim Bajrami titullarë e Gjelbrim Taipi nga minuta e 72-të për Grasshoppersin. Rodriguez (67') shënoi për vendasit dhe Gjuriçin (56') për mysafirët.

Lausanne si vendas humbi me 2:0 nga Thun. Andi Zeqiri e Benjamin Kololli luajtën standardë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 60-të, po këtë minutë futet në lojë Mersim Asllani. Lausanne bie përfundimisht nga liga. Young Boys e mposhti me 3:1 Luganon. Ngamaleu (14'), Hoarau (54') e Sanogo (74') realizuan për kampionin e ri, Young Boys dhe Jetmir Krasniqi (5') për Luganon. Jetmir Krasniqi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 13-të dhe u zëvendësua në atë të 75-tën.

Liga e Zvicrës

Zurich-Baseli    4:1

Luzern-Grasshoppers       1:1

Lausanne-Thun        0:2

Sion-St. Gallen          3:2

Young Boys-Lugano          3:1

Tabela

1. Young Boys 35     25     6       4       81

2. Basel    35     20     8       7       68

3. Luzern 35     15     8       12     53

4. Zurich 35     12     12     11     48

5. St. Gallen     35     14     3       18     45

6. Lugano 35     12     5       18     41

7. Sion      35     10     9       16     39

8. Grasshoppers       35     10     9       16     39

9. Thun    34     11     6       17     39

10. Lausanne   34     8       8       18     32

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat