Sipas Salah, këta janë 3 futbollistët më të mirë në histori

Futboll

Sipas Salah, këta janë 3 futbollistët më të mirë në histori

Më: 13 maj 2018 Në ora: 19:04
Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka zbuluar tre lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave në historinë e futbollit.

“Kush është më i miri në histori? Do t’ju tregoj për ata që unë i kam dashur kur isha i vogël”, shtoi ylli i Liverpool.

“Zidane, Ronaldo dhe Totti për mua janë ata që më pëlqyen më shumë kur unë isha i ri. Më pëlqente t’i shihja dhe e bëja këtë gjithmonë”, theksoi ai.

“Unë jam me fat dhe shumë i lumtur që kam luajtur me Tottin në Romë. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira dhe jemi ende.

Ndërsa i pyetur për legjendat ai u përgjigj:

“Nuk e kam parë Maradonan dhe Pele duke luajtur prandaj nuk mund të jap ndonjë vlerësim”, përfundoi Salah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat