Skuadra e Ligës së Parë të Kosovës, si Ferizaj dhe Vushtrria, me padurim presin ndeshjet e barazhit, me synim që të rikthehen në elitën e futbollit. Vushtrria është në vend të tretë me 60 pikë dhe Ferizaj në atë të katërtën me 51 sosh, kurse Ballkani nga Theranda dhe KEK-u kanë siguruar hyrjen në elitë.
Mbrojtësi i Ferizajt, Dardan Çerkini, ka thënë se pozita e katërt nuk është reale sepse sipas tij, kanë merituar edhe më shumë. “Mendoj se për ekipin e Ferizajt vendi i katërt nuk ka qenë real, por ndodhi, kështu që përmes barazhit kërkojmë Superligën”, tha Çerkini për gazetën kombëtare “Bota sot”. Barazhi është sikurse finale, a është Ferizaj në presion?
“Mendoj që kemi presion, duke marrë parasysh që kemi të bëjmë me kundërshtarë të rangut më të lartë. Besoj që kushdo që të jetë në barazh, ka përparësi”, tha futbollisti. Çerkini tregon se sa është vështirë të luhet në Ligën e Parë. “Si në Superligë po ashtu edhe në Ligën e Parë, mendoj që jemi vetëdijesuar sa i përket ndeshjeve vendas apo mysafir. Vështirësitë janë vetëm infrastruktura”, thotë Çerkini. Ferizaj pretendon elitën, ndërsa Çerkini tha se skuadra së tij i duhet një mobilizim edhe më i madh në të gjitha aspektet.
Superliga e Kosovës
Liria-Prishtina 0:1
Drita-Trepça ’89 3:1
Llapi-Flamurtari 3:1
Gjlani-Drenica 1:1
Feronikeli-Vëllaznimi 1:1
Vllaznia-Besa 1:4
Tabela
1. Drita 32 18 12 2 66
2. Prishtina 32 18 9 5 63
3. Llapi 32 15 6 11 51
4. Trepça ‘89 32 13 11 8 50
5. Liria 32 13 8 11 47
6. Drenica 32 13 8 11 47
7. Feronikeli 32 9 18 5 45
8. Gjilani 32 10 15 7 45
9. Vëllaznimi 32 10 13 9 43
10. Flamurtari 32 6 7 19 25
11. Besa 32 6 4 22 22
12. Vllaznia 32 3 5 24 14
Në javën e fundit, do të takohen: Trepça '89-Vllaznia, Besa-Llapi, Flamurtari-Feronikeli, Vëllaznimi-Gjilani, Drenica-Liria dhe Prishtina-Drita.
Liga e Parë
Dukagjini – Rahoveci 3:3
Vushtrria – Ballkani 0:0
Trepça – Hajvalia 4:0
Fushë Kosova – KEK-u 1:2
Vitia – Kika 0:1
Ferizaj – Onix Banja 0:0
Ramiz Sadiku – Bashkimi 2:2
2 Korriku – Kosova 3:0
Tabela
1. KEK-u 29 19 8 2 65
2 Ballkani 29 19 7 3 64
3. Vushtrria 29 16 12 1 60
4. Ferizaj 29 14 9 6 51
5. Onix 29 13 6 10 45
6. Fushë Kosova 29 12 8 9 44
7. Bashkimi (K) 29 10 7 12 37
8. 2 Korriku 29 10 6 13 36
9. Ramiz Sadiku 29 9 9 11 36
10. Vitia 29 9 8 12 35
11. Trepça 29 10 5 14 35
12. Dukagjini 29 9 7 13 34
13. Kika 29 9 6 14 33
14. Rahoveci 29 8 7 14 31
15. Hajvalia 29 8 2 19 26
16. Kosova (P) 29 2 3 24 9
Në javën e fundit do të takohen: Bashkimi-Ferizaj, Onix-Dukagjini, Kosova (P)-Vushtrria, Ballkani-Trepça, Hajvalia-Vitia, Kika-Fushë Kosova, KEK-u-Ramiz Sadiku dhe Rahoveci-2 Korriku.