Brozovic: Faleminderit Njeriu Merimangë!

Futboll

Brozovic: Faleminderit Njeriu Merimangë!

Më: 13 maj 2018 Në ora: 21:09
Marcelo Brozovi

50 mijë “like” për një orë. 50 mijë tifozë të Inter, që bashkë me Marcelo Brozovic, falënderojnë Walter Zenga dhe Crotone, që mori barazimin 2-2 kundër Lazio dhe e la çështjen e Champions League të zgjidhet në javën e fundit të kampionatit, duke i dhënë zikaltërve një mundësi tjetër, pasi humbja ndaj Sassuolo po i projektonte në Europa League.

“Faleminderit Njeriu Merimangë, je me të vërtetë Epik! Tani e kemi radhën ne #duamchampions league”.

Pak fjalë por plot me domethënie nga ana e mesfushori kroat që ka studiuar historinë e Inter dhe e di mirë se sa e duan tifozët e Inter ish-portierin.

Pra, Brozovic falënderon Zenga dhe i premton fitoren e madhe në “Olimpico”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat