Spektakël futbolli në sfidën mes Levantes dhe Barcelonës! Edhe kur nuk është Lionel Messi nuk mungojnë golat, gjithsej 9 gola u shënuan. Sulmuesi shqiptar, Enis Bardhi, është trim i ndeshjes, me dy golat e tij ndihmoi Levanten në fitoren e madhe me rezultat 5:4 kundër Barcelonës, në ndeshjen e javës së 37-të të Kampionatit të Spanjës. Barcelona pësoi humbjen e parë pas 37 javëve apo pas 27 fitore e 9 barazimeve.
Në një moment Levante udhëhoqi edhe me 5:1 pikërisht në minutën e 56-të. Në minutën e 46-të, Bardhi nga rreth 17 metra shënoi eurogol, duke heshtur portierin ter Stegen. Pas dhjetë minutave prapë Bardhi shënoi, i cili nga afërsia thelloi epërsinë në 5:1! Bardhi e kishte mbrëmjen e tij, por jo vetëm ai, edhe Emmanuel Boateng (Levante) dhe Philippe Cotinho (Barcelona), që shënuan het-trik.
Për Levanten shënuan: Boateng (9', 30' e 49'), Bardhi (46' e 56') dhe për Barcelonën: Cotinho (38',59' e 64'), L. Suarez (71'-nga penalltia). Barcelona kryeson tabelën me 90 pikë, kurse Levante është në pozitën e 15-të 46 pikë. Bardhi deri me tash ka shënuar 9 gola në kampionatin spanjoll..