Barça mendon ta shesë Dembelen

Futboll

Barça mendon ta shesë Dembelen

Më: 14 maj 2018 Në ora: 13:16
Ousmane Dembele

Sulmuesi francez mund të largohet nga Barcelona gjatë verës.

Ousmane Dembele u transferua në Camp Nou gjatë verës së shkuar nga Borussia Dortmund, por për arsye të ndryshme ai nuk ka arritur të gjejë veten në skuadrën katalanase.

Të pakënaqur me atë që Dembele ka treguar gjatë sezonit, drejtuesit e Barcelonës mendojnë ta shesin menjëherë 20-vjeçarin, duke e zëvendësuar me Antoine Griezmann.

Për sulmuesin e Atletico Madridit, katalanasit kanë ofruar 115 milionë euro, ofertë të cilën pritet ta pranojnë “Los Colchoneros”.

Ekipi favorit për të nënshkruar me Dembelen është Liverpooli, pasi reprezentuesi i Francës, pëlqehet shumë nga Jurgen Klop dhe negociatat mes dy klubeve mund të fillojnë që në momentin kur hapet afati kalimtar i futbollistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat