Hysaj te Man. United, Mourinho gati të paguajë klauzolën

Futboll

Hysaj te Man. United, Mourinho gati të paguajë klauzolën

Më: 14 maj 2018 Në ora: 14:22
Elseid Hysaj

Napoli dështoi të fitojë titullin këtë sezon në Itali dhe trajneri Sarri duket se është drejt largimit, por së bashku me të Napolin mund të lërë edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj.

Pak ditë më parë u fol se Hysaj mund të kalonte në Francë te PSG, por tashmë në Angli janë të bindur, mbrojtësi shqiptar do të transferohet te Manchester United.

“The Sun” ka shkruar sot se Jose Mourinho është i gatshëm të paguajë klauzolën e shkodranit 44 milionë paund nga Napoli.

Matteo Darmian pritet t’i bashkohet Juventusin në merkaton e verës dhe te “Djajtë” janë në kërkim të një zëvendësuesi për të.

Sipas “The Sun”, Mourinho kërkon ta transferojë me çdo kusht Elseid Hysajn, i cili ka qenë një nga lojtarët më konstatë te Napoli vitet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat