Neymar driblon sërish: Jam i fokusuar te Botërori

Futboll

Neymar driblon sërish: Jam i fokusuar te Botërori

Më: 14 maj 2018 Në ora: 16:51
Braziliani që është vlerësuar si futbollisti më i mirë i kampionatit francez ka folur për zërat që qarkullojnë, por Neymar ka bërë atë që di të bëjë më mirë, ‘driblimin’.

Neymar nuk ka qenë në fushë në muajin e fundit, por ka qenë gjithnjë në faqet e para të mediave, për zërat që e shikojnë të transferohet në verën e ardhshme në radhët e Real Madrid.

Braziliani që është vlerësuar si futbollisti më i mirë i kampionatit francez ka folur për zërat që qarkullojnë, por Neymar ka bërë atë që di të bëjë më mirë, ‘driblimin’. “E ardhmja ime? Për momentin objektivi im është që të jem në formën e duhur për Kupën e Botës”, tha braziliani i pyetur me shumë insistim nga gazetarët në konferencën për shtyp pas marrjes së vlerëesimit.

Vetë presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi në një dalje të tij për mediat fundjavën e shkuar garantoi se Neymar do të qëndrojë në Paris me 1 mijë përqind, edhe pse nga shumë burime përflitet për aritjen e një marrëveshje me madrilenët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat