Ronaldo: Neymar do të përshtatej te Reali

Futboll

Ronaldo: Neymar do të përshtatej te Reali

Më: 14 maj 2018 Në ora: 17:17
Braziliani që është vlerësuar si futbollisti më i mirë i kampionatit francez ka folur për zërat që qarkullojnë, por Neymar ka bërë atë që di të bëjë më mirë, ‘driblimin’.

Legjenda e futbollit brazilian ka folur për të ardhmen e Neymar.

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Ronaldo beson që Neymar do të përshtatej shumë mirë te “Los Blancos”, nëse do të vendoste të largohej nga Paris Saint-Germain gjatë verës.

Fenomeni, që tani është ambasador i Realit, ia ka dhuruar Neymarit çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Ligue 1, ku edhe është pyetur nga gazetarët për mundësinë e transferimit të bashkëkombësit të tij në Santiago Bernabeu.

“Unë nuk mund të vendos për Real Madridin, por lexoj se çfarë po shkruajnë mediat, por deri më tani nuk ka asgjë të konfirmuar”, ka thënë Ronaldo.

“Nuk e di se çfarë do të ndodh, por Reali historikisht ka blerë futbollistët më të mirë”.

“Nëse ndodh që Neymar të transferohet atje, besoj se do të përshtatej shumë mirë në ekipin e Realit”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat