Mikel Arteta, “basti i rrezikshëm” për pankinën e Arsenalit

Futboll

Mikel Arteta, “basti i rrezikshëm” për pankinën e Arsenalit

Më: 14 maj 2018 Në ora: 18:36
Mikel Arteta është asistenti kryesor i Pep Guardiolës

Mikel Arteta Amatriain do të mbahet mend më së shumti për ndeshjet e tij me fanellën e Arsenalit në harkun e 5 sezoneve, ku luajti 110 ndeshje nën drejtimin e Arsene Wenger.

Por, ish-futbollisti spanjoll, i cili prej muajsh është asistenti kryesor i Pep Guardiolës te Manchester City, ka fituar në ditët e fundit më shumë kuota për të drejtuar Arsenalin që nga kjo verë.

Shefi ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis, si dhe drejtori me shumë ndikim i skuadrës londineze, Josh Kroenke, kanë identifikuar Mikel Artetën si kandidatin e preferuar për të pasuar në stol legjendën franceze, Arsene Wenger.

Në hierarkinë e “Emirates Stadium” ka një presion të dukshëm për të vendosur trajner një figurë të re dhe energjike, që të rinovojë skuadrën.

Mikel Arteta konsiderohet nga jo pak ekspertë si një “bast i rrezikshëm”, pasi nuk ka eksperiencën e duhur në drejtimin dhe menaxhimin e yjeve. Pak muaj në krah të Pep Guardiolës konsiderohen pak edhe nga ana e tifozëve, por jo në rangjet drejtuese të Arsenalit, që preferojnë asistentin e Manchester Cityt, duke nisur nga korriku.

Kandidatë të tjerë për pankinën e skuadrës londineze janë Luis Enrique dhe Massimiliano Allegri, ky i fundit vështirë për t’u bindur për shkak të marrëdhënieve dhe suksesit me Juventusin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat