Gjashtëvjeçari nga Kosova që mahnit me goditje në Finlandë

Futboll

Gjashtëvjeçari nga Kosova që mahnit me goditje në Finlandë

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2018 Në ora: 18:57
Anidi me Xhevatin

Në disa shtete të Evropës po ashtu edhe në Skandinavi, ka shumë talent shqiptarë që po dëshmohen, por edhe disa që po dalin në sipërfaqe dhe do të dëgjohet shumë në të ardhmen.

Nuk ka më shumë se 6 vjeç Anid Kurti, por goditjen e ka sikurse t’i ketë 12 vjet. Ky është djali i Xhevatit, ish futbollistit të mirënjohur të Prishtinës, Besianës e disa skuadrave tjera.  

Goditjet e Anidit mahnitin edhe finlandezët dhe sipas asaj që shihet në video bëhet fjalë për një talent të madh.

Prindi i tij, tha se Anidi ka talent për pozitën mesfushor – sulmues! Edhe në video shihet për talentin e tij dhe goditjet që ka në drejtim të portës gjatë stërvitjeve. Anidi stërvitet në Haka dhe për nga mosha ka fuqi jashtëzakonisht të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat