Emery zbulon nëse Neymar do të transferohet në Real Madrid

Futboll

Emery zbulon nëse Neymar do të transferohet në Real Madrid

Më: 15 maj 2018 Në ora: 07:33
Neymar

Unai Emery nuk beson se Neymar do të transferohet në Real Madrid.

Ish trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery nuk beson se Neymar do të transferohet në Real Madrid.

Ai ka thënë se së paku gjatë afatit kalimtar të verës nuk e sheh yllin brazilian në largim nga Parc des Princes.

“A do të luajë Neymar në Real Madrid? Neymar nuk flet shumë. Unë nuk jam zëdhënës i tij, por marrë parasysh sezonin që vjen, do të mbetet në PSG”, deklaroi Emery.

“Kështu do të ishte më e drejtë për futbollistin dhe për klubin”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat