Icardi qëndron te Interi

Futboll

Icardi qëndron te Interi

Më: 15 maj 2018 Në ora: 09:01
Mauro Icardi

Tek Interi ka vetëm një objektiv të dielën e ardhshme, të mposhtë Lazion në ndeshjen direkte dhe të kualifikohet në Champions League, që për skuadrën zikaltër do të thotë shumë për të ardhmen.

Pavarësisht kësaj, me apo pa Champions sezonin e ardhshëm, drejtori sportiv Piero Ausilio shprehet se sulmuesi argjentinas Mauro Icardi, kapiteni i skuadrës, nuk do të largohet në merkaton e verës.

“Icardi ka 3 vite kontratë më ne dhe e ardhmja e tij, pavarësisht renditjes përfundimtare të Interit, do të jetë këtu. Ne presim fundin e kampionatit për të diskutuar të qetë, të gjithë së bashku. Vendi i katërt apo i pestë në renditje nuk do të ndryshojë asgjë në të ardhmen e sulmuesit. Mauro nuk është në merkato dhe kushdo që të trokasë në derën tonë do të marrë një përgjigje negative”, tha Ausilio.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat