Bekim Shotani: Në Superligë me objektiva të mëdha

Futboll

Bekim Shotani: Në Superligë me objektiva të mëdha

Më: 15 maj 2018 Në ora: 10:12
Bekim Shotani

Bekim Shotani, është njeriu më meritor që Ballkani vitin e ardhshëm do të garojë në Superligën e Kosovës në futboll.

Trajneri nga Vushtrria që tanimë drejton skuadrën nga Suhareka, në 12 ndeshjet e fundit kampionale me FC Ballkanin nuk e ka shijuar akoma humbjen. Ka nëntë fitore dhe tri barazime me gol-diferencë 22:4.

Ai në një deklaratë deklaroi se hyrja në Supërligë ka qenë objektivi ynë dhe atë e  kemi realizuar por me punën të cilën e bëjmë i gjithë stafi i klubit Ballkani meritojmë më shumë.

“Mendoj se objektivi është realizuar. Kemi  12 ndeshje pa humbur ku kemi shënuar nëntë fitore dhe tri ndeshje jemi ndarë baraz por kemi edhe golaverazhin fantastik që është 22 gola të shënuara dhe vetëm katër të pranuara, të cilin radhë kush e arrin në futbollin Kosovar”, deklaroi Shotani.

Ballkani këtë sezon, kur ka mbetur edhe një xhiro për tu zhvilluar në Ligën e Parë gjendet në vendin e dytë në tabele më gjithsej 64 pikë të grumbulluara, një më pak se Keku i cili gjendet në vendin e parë.

Trajneri i mirënjohur mendon se do të jetë pjesë e klubit nga Suhareka edhe në sezonin e ardhshëm në Superligë dhe do të udhëheq Ballkani drejt objektiva që do ti kenë sezonin e ardhshëm.

“Kam kontratë deri me 30 maj të këti viti dhe besoj se do të vazhdojë më këtë klub fantastik.Nuk do të jem kurrë pjesë e ekipeve që nuk kanë objektiva kupat ose vendin e parë, pamvarsishtë kësaj do të mundohemi të krijojmë një stabilitet në Superligë dhe pastaj të jemi befasi në këtë garë”, shtoi ndër tjerash Shotani.

Ndërsa sa i përket kurdisjeve në Ligën e Parë nga ekipet tjera Bekim Shotani si gjithnjë ka një përgjigje.

“Nuk kemi pasur kohë te mendojmë për kundërshtar, kemi menduar  vetëm për vetveten sepse ndryshe  do të na ikte Superliga”, përfundoi ai.

Ballkani sezonin e ardhshëm pritët ta rrisë cilësinë në Superligë, pasi dihet se është njëri nga klubet më të organizuara në Ligën e Parë si dhe ka një tifozëri të flaktë duke i mbështetur  ata në çdo ndeshje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat