Trajneri prizrenas i pikëlluar për vdekjen e Astritit

Futboll

Trajneri prizrenas i pikëlluar për vdekjen e Astritit

Nga: Kemajl Goca Më: 15 maj 2018 Në ora: 11:26
I ndjeri Astrit Krasniqi me trajnerin Sinan Osmanin

Jo vetëm futbolli prizrenas është i pikëlluar për vdekjen e ish futbollistit Astrit Krasniqi. Ai ndërroi jetë në moshën 32-vjeçare.  Trajneri prizrenas, Sinan Osmani, është i pikëlluar për vdekjen në moshë të re të Krasniqi.

“Nderoi jetë në moshën 32-vjeçare, Astrit Krasniqi. Astrit Krasniqi ishte portier i shkollës së futbollit Liria, më vonë edhe portier i KF Getoari, i mbrojti edhe ngjyrat e KF Arbana.

Astriti rrjedhë nga një familje patriotike babai i tij i ndjeri Semedin Krasniqi është dëshmorë i kombit. Në emër të bashkë futbollistëve te KF Getoarit dhe KF Arbana përcjellim ngushëllime më të sinqerta familjes Krasniqi dhe Kryeziu”, shkruan Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat