Durant udhëheq Warriors drejt fitores

Futboll

Durant udhëheq Warriors drejt fitores

Më: 15 maj 2018 Në ora: 11:36
Ilustrim

Kampioni në fuqi i NBA e fillon mirë finalen ndaj Houston Rockets.

Ndonëse si mysafir, Golden State Warriors tregon edhe njëherë kualitetin si skuadër dhe mposht Houston Rockets në Toyota Center, në ndeshjen e parë të serisë finale në Konferencën e Perëndimit me rezultat 119:106.

Për Rockets e pamjaftueshme ishte paraqitja fantastike e James Jarden, që e mbylli takimin me 41 pikë dhe 7 asistime.

Por vendimtar për ekipin e tij doli të ishte Kevin Durant me 37 pikë të realizuara, ndërsa Klay Thompson shtoi edhe 28 pikë të tjera për Warriors.

Pjesa e parë e takimit nuk kishte shumë dallime në fushë dhe u mbyll me rezultat të barabartë, 56:56.

Në fund të periudhës së tretë Warriors krijuan një avantazh prej 7 pikësh 87:80, falë rezultatit të pjesshëm 31:24, diferencë që shkoi 16 pikë në fillim të periudhës së fundit. Rockets, në anën tjetër e patën të pamundur që të përmbysnin rezultatin në minutat e fundit, me Warriors që triumfuan me 13 pikë diferencë.

Kujtojmë se edhe ndeshja e dytë do të zhvillohet në fushën e Houstonit dhe ekipi nga Teksas e ka për obligim të fitojë, përndryshe do ta ketë pothuajse të pamundur kalimin në finalen e madhe të NBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat