Rafinha vazhdon kontratën me Bayernin

Futboll

Rafinha vazhdon kontratën me Bayernin

Më: 15 maj 2018 Në ora: 14:03
Rafinha

Futbollisti brazilian ka nënshkruar sot kontratën e re me kampionët e Bundesligës.

Bayern Munich ka njoftuar përmes faqes zyrtare se ka arritur marrëveshje me Rafinhan, për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2019.

Mbrojtësi brazilian është pjesë e Bayernit që nga viti 2011 dhe ka fituar gjashtë tituj rresht të kampionit në Gjermani me bavarezët.

Përveç Rafinhas, në ditët në vazhdim, Bayerni pritet të zyrtarizojë vazhdimin e kontratës edhe me Arjen Robben, që do të luajë dhe për një vit tjetër në Allianz Arena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat