Mehmedi shpreson të jetë gati për Zvicrën

Futboll

Mehmedi shpreson të jetë gati për Zvicrën

Nga: K.Goca Më: 15 maj 2018 Në ora: 14:12
Admir Mehmedi

Sulmuesi i kombëtares së Zvicrës, Admir Mehmedi, tash e një kohë është jashtë fushës së blertë për shkak të një lëndimit. Sulmuesi i Wolfsburgut shpreson t’i sanohet lëndimi dhe të jetë gati për Kampionatin Botëror.

Ai tha se shpreson se do të jetë gati për Kampionatin Botëror që fillon në mes të qershorit në Rusi.

Ka rreth dy muaj që është lënduar dhe operuar futbollisti shqiptar. Mehmedi është një nga 35 emrat që është përfshirë në listën paraprake nga selektori i kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkoviç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat