Asamoah kryen vizitat mjekësore te Interi

Futboll

Asamoah kryen vizitat mjekësore te Interi

Më: 15 maj 2018 Në ora: 15:50
Mbrojtësi i majtë i Juventus Kwadwo Asamoah

Mbrojtësi i majtë i Juventus Kwadwo Asamoah raportohet të ketë kompletuar vizitat mjekësore tek Inter, në prag të nënshkrimit të kontratës trevjeçare.

Ganezi ka luajtur tek Juventus në gjashtë sezonet e fundit, por kontrata e tij përfundon më 30 qershor dhe mesa duket klubi nuk ka ndërmend t’ia rinovojë.

Mbrojtësi anësor, i cili mund të luajë edhe në mesfushë, është përfolur për një kalim te Zikaltrit gjatë muajve të fundit, dhe tani raportohet se ia finalizuar edhe hapin e fundit.

Asamoah tani është në gjendje të firmosë kontratën me klubin e ri, e cila thuhet të jetë trevjeçare deri më 30 qershor të 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat