Arsene Wenger: Jam i lidhur me futbollin, nuk mundem pa të

Futboll

Arsene Wenger: Jam i lidhur me futbollin, nuk mundem pa të

Më: 15 maj 2018 Në ora: 16:17
Arsene Wenger

Një lamtumirë ashtu siç i ka hije një legjende që ndryshoi përfundimisht futbollin anglez, kur erdhi nga Japonia 22 vjet më parë.

Ishte me të vërtetë emocionues momenti kur në minutën e 22-të, i gjithë stadiumi i Hudersfieldit u ngrit në këmbë për të duartrokitur trajnerin e Arsenalit.

“Nuk e dija që do ta bënin një gjë të tillë, ishte fantastike”, tha i emocionuar Arsen Venger.

“Kam një lidhje speciale me këtë vend sepse Herbert Çapman erdhi nga ky klub në klubin tonë dhe ai është pa dyshim trajneri më i madh i historisë së Arsenalit. Kështu që kishte një domethënie speciale.

“Sigurisht që do të vazhdoj të qëndroj në futboll. Qoftë ai si menaxher apo jo… Unë jam i varur ndaj këtij sporti dhe nuk mendoj se kjo sëmundje mund të kurohet”, përfundoi francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat