Roma refuzon 35 milionë € për Under, do të paktën 50 milionë

Futboll

Roma refuzon 35 milionë € për Under, do të paktën 50 milionë

Më: 15 maj 2018 Në ora: 20:18
Cengiz Under

Roma thuhet të ketë refuzuar ofertat 35 milionë euro nga Monaco dhe Arsenal për Cengiz Under, teksa klubi e vlerëson 50 milionë euro sulmuesin.

Sipas Tuttomercato.web, lojtari i përfaqësueses turke ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane pas vetëm një sezoni në Serie A.

Ai mbush 21 vjeç në korrik dhe ka shënuar tetë gola dhe dy asiste në 32 ndeshje kompetitive këtë sezon.

Drejtori sportiv Monchi arriti të siguronte firmën e tij për 13.4 milionë euro nga Basaksehir verën e kaluar për çmimi i tij tashmë është trefishuar.

Raportohet se Monaco ka bërë një ofertë 35 milionë euro dhe Arsenal ofroi 30 milionë, por italianët duan të paktën 50 milionë euro për talentin turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat