Cristiano Ronaldo është gati për finalen e Champions League…

Futboll

Cristiano Ronaldo është gati për finalen e Champions League…

Më: 15 maj 2018 Në ora: 22:18
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka dhënë garanci se ai do të jetë i gatshëm për të luajtur në finalen e Champions League, pasi ka marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore të Real Madrid.

33-vjeçari mungoi në dy ndeshjet e La Liga, ku Real u mposht 3-2 nga Sevilla dhe fitoi 6-0 ndaj Celta Vigo, si pasojë e një dëmtimi të pësuar në barazimin 2-2 ndaj Barcelona, në fillim të muajit.

Gjithsesi, portugezi ka postuar në fotografi në rrjetet sociale, krahas mesazhit “OK”, ku tregon se do të jetë i gatshëm për të luajtur në finalen e madhe, më 26 maj në Kiev, kundër Liverpool.

Pesë herë fitues i “Topit të Artë” u dëmtua në minutën e 17-të të “El Clasico”, por edhe trajneri Zinedine Zidane e ka konfirmuar praninë e tij në finale. “Do të kem në dispozicion të gjithë futbollistët,” – tha francezi.

Përpara ndeshjes ndaj Liverpool, këtë të shtunë, Real Madrid do të luajë ndeshjen e fundit në La Liga në fushën e Villarreal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat