Tri klube të Premier Ligës kërkojnë Avdijajn

Futboll

Tri klube të Premier Ligës kërkojnë Avdijajn

Më: 15 maj 2018 Në ora: 23:38
Donis Avdijaj

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj po monitorohet nga tri klube të Premier Ligës.

Schalke është përgatitur ta shesë Avdijajn gjatë kësaj vere për 3.5 milionë euro dhe interesim për të kanë shprehur Evertoni, Newcastle Unitedi dhe Huddersfieldi.

Lojtarit nga Kosova i ka mbetur edhe një vit në kontratën e tij dhe prej janarit ai luajti për Rodan në Holandë. Me këtë klub realizoi tri gol në 11 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat