Kush janë tradhtarët?

Futboll

Kush janë tradhtarët?

Më: 16 maj 2018 Në ora: 11:55
Gjoka

Vllaznia nnga Shkodra është në prag të katastrofës, rënies në Kategorinë e Parë. Humbja e fundit në kryeqytet, ndaj Partizanit, i minimizoi maksimalisht shanset e mbijetesës së kuqebluve në elitën e futbollit shqiptar. Më tepër se humbja bëri përshtypje mefshtësia e lojtarëve kuqeblu në fushën e blertë, ku nuk u pa grinta e nevojshme për një “finale” me shumë rëndësi.

Pikërisht këtu duket se e ka parë “tradhtinë” edhe Ernest Gjoka, trajneri i dorëhequr i Vllaznisë. Ka qenë “Shkodra.News”, ajo që ka zbuluar mesazhin e Gjokës për një tifoz të zjarrtë të kuqebluve, ku i bën me dije se “në ndeshjen me Partizanin, ekipi i Vllaznisë më la baltë. Lufta nuk bëhet vetëm”.

Një tifoz i skuadrës shkodrane, Elson Çeliku, i ka dërguar mesazh në celular Ernest Gjokës, duke i thënë se më paburrërinë e tij do të mbahet mend në gjithë historinë e futbollit shqiptar si një frikacak për atë largim të papritur nga Vllaznia, pas humbjes me Partizanin.

Gjoka i është përgjigjur se është lënë i vetëm në lurftën për mbijetesë, sepse ekipi nuk i është përgjigjur në fushën e blertë ndaj Partizanit. Ja përgjigjia e ish-trajnerit të Vllaznisë: “Elson, ti mund të thuash pa respekt! Ok. Është mendimi juaj. Unë nuk mendoj se ika si frikacak, por ika, sepse ndeshjen me Partizanin u ndjeva i lënë në baltë nga ekipi dhe për këtë arsye u largova!

Kurse për frikacak, kam katër muaj, që nga mëngjesi e deri në darkë, me agjent krimesh, që më shoqëronin çdo ditë! Pse, çfarë ekuilibrash prisha unë në Shkodër? Kujt i shërbente që unë të ikja nga Shkodra?

Dhe po të isha frikacak, kisha ikur me kohë, që kur më sulmuan, por vazhdova, sepse doja të luftoja deri në fund për Vllazninë, si fanellë e rëndë, por lufta bëhet me bashkëpunëtorë jo vetëm. Unë ngela vetëm! Ju mund ta mendoni si të doni, pa respect, apo me respekt! Të faleminderit që më shkruajte me emër, e vlerësoj!”

Ja edhe mesazhi i tifozit kuqeblu për trajnerin Gjoka, nga i cili mori përgjigjen e mësipërme: “Ti Ernest Gjoka je i paburrë, haram buka në Shkodër, ke me u mbajt mend në gjithë historinë e futbollit shqiptar si frikacak. Pa respekt, Elson Çeliku”!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat