Fundjava me ‘temperatura të larta’: Dy finale në futbollin e Kosovë, një të shtunën e tjetra të dielën

Futboll

Fundjava me ‘temperatura të larta’: Dy finale në futbollin e Kosovë, një të shtunën e tjetra të dielën

Nga: Kemajl Goca Më: 16 maj 2018 Në ora: 13:23
Stadiumi i Prishtinës

Fundjava me temperatura të larta sportive sepse do të përcaktohet kampioni i ri dhe pas Flamurtarit të Prishtinës cila skuadër do të mbetet në barazh për të mbetur në elitë e futbollit të Kosovës.

Dy finale në futbollin e Kosovë, një të shtunën e tjetra të dielën. Të shtunën në Gjakovë takohen Vëllaznimi – Gjilani (16.00), sfidë drithëruese ose jetë a vdekje! Sepse Vëllaznimi me fitore i shmanget barazhit e Gjilani në rast të humbjes bie në barazh.

Gjilanit i duhet një pikë dhe t’i ikë barazhit. Gjilani është në vend të tetë me 45 pikë, ka dy më shumë se Vëllaznimi në pozitën e nëntë. Finalja tjetër e ashtuquajtur e çmendur luhet të dielën në mes Prishtinës dhe Dritës. Drita, lider me 66 pikë, tri më shumë se Prishtina.

Dritës i mjafton një pikë apo humbja me një goldallim të shpallet kampione. Prishtinës i duhet gjithsesi fitorja dhe me dy gola epërsi që të jetë kampionë. Fundjavë me temperatura të larta sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat