Arsene Wenger tregon se pse është një trajner i madh

Futboll

Arsene Wenger tregon se pse është një trajner i madh

Më: 16 maj 2018 Në ora: 14:12
Arsene Wenger

Arsene Wenger ka ritreguar se ai nuk do të pranojë oferta për të menaxhuar ndonjë skuadër në Premier League pasi ndjen se do ta tradhtonte Arsenalin.

Veterani francez i dha fund karrierës në Arsenal pas 22 vjetet por tani pritet që të tregojë për lëvizjen e tij të radhës, kurse vendin e tij në Emirates Stadium pritet ta zë Mikel Arteta, një ish lojtar i Arsenalit.

“Do të jetë shumë e vështirë për mua pa Arsenalin”, tha Wenger për faqen zyrtare të Arsenalit.

“Në këtë moment nëse dëshirojë që të punojë, mendoj duhet që të largohem nga ky vend, sepse ndjenja ime e momentit me thotë që do ta tradhtojë klubin tim nëse rri në Angli. Njerëzit do ta ndjenjë këtë si tradhti pavarësisht asaj që kam ndërtuar këtu. Ky është problemi që përballem për momentin”.

“Klubi i im është këtu, zemra e ime është këtu dhe do të jetë përgjithmonë. Si thashë në fjalimin tim në fushë kundër Burnley, jam tifozë mbi të gjitha”, përfundoi Wenger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat