Sarri apo Ancelotti në krye të Napolit – vjen lajmi i fundit nga Italia

Futboll

Sarri apo Ancelotti në krye të Napolit – vjen lajmi i fundit nga Italia

Më: 16 maj 2018 Në ora: 16:54
Sarri dhe Ancelotti

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, njoftohet se do të takojë Maurizio Sarrin për herë të dytë pas një raundi të parë optimist të mërkurën.

Sipas Sky Sport Italia, do të ketë më shumë zhvillime në ditët e ardhshme, ndonëse shenjat e para janë se palët do të zgjasin bashkëpunimin edhe për një tjetër sezon.

Një raund i dytë bisedimesh mund të zhvillohet të enjten në Romë, ku do të jepet më shumë vëmendje ndaj aspekteve kontraktuale.

Kjo do të përqëndrohet në një përmirësim në pagën e Sarri, ku Sky raporton se traineri do të fitojë 3.8 milionë euro në vit plus bonuse.

Nëse asnjë marrëveshje nuk mund të gjendet, Napoli raportohet se tashmë ka një marrëveshje me trajnerin italian, Carlo Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat