Mesfushori të kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, për një arsye i vjen shumë keq për liderin e Ligës së Dytë të Danimarkës, Vejle, që nuk mund ta ndihmojë në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit.
Ramadani me ekipin e Vejles me një këmbë janë në elitën e futbollit danez, i duhet vetëm edhe një pikë dhe të festojnë. Futbollisti nga Ferizaj luajti titullar në fitoren e Vejles me rezultat 1:0 kundër Fredericia-s, por në minutën e fundit u ndëshkua me karton të verdhë dhe për shkak të kartonëve do të mungojë në ndeshjen e javës së fundit si mysafir (13.45), kundër Thisted-it.
“Jam i lumtur për fitoren e djeshme, por shprehi keqardhje që nuk mund të luaj të dielën për shkak të numrit të kartonëve”, ka thënë Ramadani, prej futbollistëve më të mirë në petkun e Vejles. BK Vejle prinë me 62 pikë, ka tri më shumë se Esbjerg.