Gerrard merr dy ish-lojtarët e Liverpoolit te Glasgow

Futboll

Gerrard merr dy ish-lojtarët e Liverpoolit te Glasgow

Më: 17 maj 2018 Në ora: 18:55
Steven Gerrard

Steven Gerrard ka nisur të mendojë për afatin kalimtar te skuadra e tij e re, Glasgow Rangers.

Sipas “The Sun”, Gerrard synon të marrë dy ish-bashkëlojtarët e tij te Liverpooli, Martin Skrtel dhe Lucas Leiva.

Klubi ia ka dhënë lejen Gerrardit të negociojë me dy lojtarët për t’i sjellë ata në futbollin skocez.

Më i vështirë duket të jetë transferimi i Leivas, i cili ka qenë ndër lojtarët kryesorë te Lazio këtë sezon, ku italianët pritet të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat