‘Shokohet’ Real Madridit, ja kush i është futur garës për Mohamed Salah

Futboll

‘Shokohet’ Real Madridit, ja kush i është futur garës për Mohamed Salah

Më: 17 maj 2018 Në ora: 19:43
Mohamed Salah

Chelsea, Manchester City dhe Bayern Munich janë të gjithë të gatshëm për të përmbushur çmimin prej  175 milionë funteve të kërkuar për Mohamed Salah, pretendon Diario Gol.

Real Madrid thuhet se ka qenë pas sulmuesit egjiptian gjatë gjithë sezonit të tij të bujshëm në Anfield, duke bërë që Liverpool të këmbëngulë se do të marrë një çmim monumental për t’i bindur ata që ta shesin aq shpejt.

Megjithatë, Liverpool mund të përballet me interesin nga më afër shtëpisë, me Chelsean duke marrë parasysh përpjekjen për ta rikthyer atë në Stamford Bridge dhe City duke shpresuar të shtojë më shumë forcë në sulm.

Ndërkohë, Bayern do të duhet të gjejë mundësi të reja për të zëvendësuar Franck Riberyn dhe Arjen Robbenin në të ardhmen dhe bavarezët e shohin Salahun si një mundësi ideale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat