Mourinho thërret Joao Marion te Man.United: Gjithmonë më ka pëlqyer

Futboll

Mourinho thërret Joao Marion te Man.United: Gjithmonë më ka pëlqyer

Më: 18 maj 2018 Në ora: 00:46
Joao Mario

Mesfushori portugez Joao Mario i cili është në pronësi të Interit i kanë mjaftuar vetëm 3 muaj e gjysmë për të fituar zemrat e tifozëve të West Ham por edhe për të bërë të vetën të gjithë Premier Leaguen.

Megjithatë klubi londinez ende nuk ka vendosur nëse do ta blejë përfundimisht kartonin e portugezit nga Interi, por edhe nëse West Ham nuk e blen e ardhmja e Joao Marios mund të vazhdojë të jetë në ishull.

Jose Mourinho e pëlqen shumë bashkëkombasin e tij aq sa në një intervistë për mediat portugeze i pyetur mbi formën që ka shfaqur Joao Mario te West Ham theksoi se do t’i pëlqente që një ditë ish lojtari i Sportingut të Lisbonës të luante për Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat