Sarri-De Laurentiis ulen bashkë, sinjale për vazhdimin e bashkëpunimit

Futboll

Sarri-De Laurentiis ulen bashkë, sinjale për vazhdimin e bashkëpunimit

Më: 18 maj 2018 Në ora: 06:12
Sarri-De Laurentiis

Napoli ka shtruar darkën e fundit të sezonit me skuadrën, vetëm dy ditë para sfidës së fundit të kampionatit. Përtej lojtarëve, vëmendja ka qenë e përqendruar te trajneri i të kaltërve, Maurizio Sarri, e ardhmja e të cilit është vënë në dyshim javët e fundit.

Gjithsesi, në ‘darkën e fundit’, Sarri dhe De Laurentiis janë ulur pranë njëri-tjetrit, duke lënë të nënkuptohet se marrëdhënia mes tyre është më e mirë se kurrë.

Mediat italiane raportojnë se Sarri ka dhënë një miratim paraprak për të qëndruar, por ka kërkuar gjithsesi edhe pak kohë, para se të marrë vendimin përfundimtar.

Nga ana tjetër, presidenti i Napolit ka premtuar se do të ‘hapë thesin’ në merkato, për të përforcuar akoma më shumë skuadrën dhe për të synuar titullin kampion, që nga sezoni i ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat