De Vrij kërkon të luajë ndaj Interit

Futboll

De Vrij kërkon të luajë ndaj Interit

Më: 18 maj 2018 Në ora: 12:59
Stefan De Vrij

Mbrojtësi holandez është në dyshim të madh për sfidën e së dielës.

Stefan De Vrij tregon edhe njëherë vullnetin e tij për të qenë në fushë në duelin ndaj Interit. Mbrojtësi holandez i Lazios, që sezonin e ardhshëm do t’u bashkohet zikaltërve, dëshiron të jetën në fushë të dielën, që do të vendosë se cila do të jetë skuadra e katërt italiane që do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve.

Qendërmbrojtësi i Lazios ka një mesazh për shokët e skuadrës dhe nuk lë dyshime mbi dëshirën e tij për të dhënë kontribut në sfidën e fundit me skuadrën kryeqytetase.

“E dini shumë mirë se çfarë kam kaluar këto ditë, të gjitha dyshimet rreth meje…, është folur shumë për këtë, por unë dua t’u qëndroj pranë shokëve të skuadrës, dua të luaj, sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme për ta mbyllur në mënyrën më të rëndësishme sezonin”, ka thënë ai.

Përkundër dëshirës së lojtarit për të qenë në fushë, vendimin përfundimtar do ta marrë trajneri Simone Inzaghi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat