Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës: Ky stadium nuk i plotëson fare kushtet

Futboll

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës: Ky stadium nuk i plotëson fare kushtet

Më: 18 maj 2018 Në ora: 15:42
Pamje nga një ndeshje

Të dielën zhvillohet njëra ndër ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit të Kosovës në futboll ndër vite, ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, e cila do të përcaktoj kampionin e ardhshëm në Vala Superligë.

Takimi është vendosur të zhvillohet në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë dhe duke pasur parasysh që ky stadium nuk i plotëson fare kushtet për gazetarë, Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës bënë apel te F.C Prishtina si organizatore e ndeshjes që të mendoj për të improvizuar një tribunë në të cilën do të vendosen gazetarët në mënyrë që të kenë sado pak kushte për të  kryer detyrën e tyre.

Interesimi nga mediet për të përcjellur ndeshjen Prishtina – Drita është shumë i lartë por meqë stadiumi është në renovim e sipër kërkojmë nga kolegët gazetarë që ti përmbahen kodit profesional dhe të prezentojnë vetëm ata që janë në detyrë.

Ndryshe, SHGSK vlerëson që në përgjithësi klubet e futbollit në Superligë kanë bërë shumë pak për të rregulluar infrastrukturën për gazetarë, të cilët janë çdo javë prezent afër tyre për të pasqyruar aktivitetet. Jemi të vetdishëm që shumë stadiume i janë nënshtruar procesit të renovimit, por kërkojmë nga njerëzit përgjegjës që të mendojnë me kohë për të krijuar kushtet adekuate për gazetarët sportivë, thuhet nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat