Iniesta: Ja cili është futbollisti më i madh që kam parë ndonjëherë…

Futboll

Iniesta: Ja cili është futbollisti më i madh që kam parë ndonjëherë…

Më: 18 maj 2018 Në ora: 15:54
Andres Iniesta

Andres Iniesta, në hapat e fundit, të karrierës me Barcelonën, ka bërë një tjetër kompliment për Messi, ndoshta i fundit, por padyshim më i madhi i mundshëm.

Iniesta konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë të epokës moderne dhe ka luajtur 437 ndeshje me Barcelona, nga ku do të largohet në fund të sezonit, pas 22 vitesh. Ai gjithashtu numëron 125 ndeshje me kombëtaren spanjolle, ku gjithashtu përgatitet për veprimtarinë e fundit, Kupa e Botës 2018.

34-vjeçari ka deklaruar se Lionel Messi është futbollisti më i mirë që ka parë ndonjëherë.

“Lionel Messi është padyshim futbollisti më i mirë që kam parë ndonjëherë duke luajtur në fushën e lojës. Askush nuk është si ai. Më i madhi në absolut,” – tha kapiteni i Barcelonës.

Më pas, Iniesta shtoi: “Topi i Artë” është një çmim relativ. Eshtë një trofe i bukur, që të gjithë e duan, por nuk mendoj se vlerëson gjithmonë lojtarin më të mirë, sepse po të ishte kështu do ta fitonte vetëm Messi. Çmimet nuk janë futbolli, ato janë pjesë e futbollit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat