Benzema kryeson formacionin e luksit me mungesat e Francës

Futboll

Benzema kryeson formacionin e luksit me mungesat e Francës

Më: 18 maj 2018 Në ora: 15:57
Benzema

Trajneri Didier Deschamps zbardhi mbrëmë listën e 23 lojtarëve, që do të marrë me vete në Botërorin e Rusisë, i cili fillon mesim e muajit të ardhshëm. Duke pasur talente të shumtë, kombëtarja e këtij vendi konsiderohet favorite në këtë kompeticion, edhe pse zgjedhjet ka gjeneruar debate, si në rastin e mungesave të Rabiot, Laporte, Kondogbia… Spanjollja “AS” ka hartuar një “top-formacion” ideal me lojtarët e Francës, që nuk do të jenë në Rusi, i cili mund të rivalizonte denjësisht për trofeun e madh të kësaj vere.

Costil
Portieri i Bordeaux është i famshëm në Francë. Rregullsia e tij në nivel kombëtar, personaliteti pozitiv brenda dhomave të zhveshjes dhe përvoja janë faktorë, që lakmohen nga shumë lojtarë, sepse mund ta ndihmojnë ekipin kombëtar për një turne të tillë, që nis pas disa shumë javësh, ku jeta e grupit është e rëndësishme.

Bouna Sarr
Ky është një nga argumentet e vitit në Ligue 1. Francezo-senegalezi u bë pikë referimi në formacionin e trajnerit Rudi Garcia, tregoi cilësitë e tij teknike dhe shpejtësi. Evitoi shumë dëme në krahun e djathtë të Marseille.

Lenglet
Qendërmbrojtësi francez i Sevilla, i nënshkruar nga Monchi para largimit të tij te Roma, u përshtat mrekullisht me ekipin andaluzian. I fuqishëm dhe i shkathët me këmbë, sezoni i tij nuk shkoi pa u vënë re në Katalonjë. Barcelona dëshiron ta nënshkruajë me të, por interesi i Deschamps nuk ishte në të njëjtin nivel me atë të katalanasve.

Laporte
Një tjetër qendërmbrojtës francez, që luajti në Francë. I formuar në Bilbao, Guardiola arriti të nënshkruajë me të pas shumë vitesh interesi. Ai kishte minuta të mjaftueshme që nga janari me Manchester City.

Digne
Ashtu si Nelson Semedo dhe André Gomes, është dëshmi e mëtejshme se përkimi me një prej klubeve më të mira në botë nuk garanton një vend në Rusi. Deschamps preferoi profilin më të gjithanshëm të Lucas Hernandez.

Rabiot
Në përgjithësi ai pati një sezon të mirë. Që nga largimi i Matuidit, përparësia e tij u rrit dhe u vendos në njëmbëdhjetëshin e PSG. Ka të ngjarë që Deschamps nuk i pëlqen fjalët e Rabiot. Ai nuk pranoi të luante në një pozicion më mbrojtës, pasi pretendon se e ndihmon ekipin më mirë me një rol ofensiv.

Kondogbia
Te Valencia kanë bërë përshtypjen më të mirë Guedes, Rodrigo dhe Kondogbia. Tre lojtarë që, sipas trajnerit të tyre në La Liga, e meritonin të shkonin në Kupën e Botës. Kondogbia formoi një duet luksoz me Parejo, në mesfushën e Valencias.

Payet
Ai ishte një nga yjet e Francës gjatë Europianit të vitit 2016. Ishte vendimtar në 29 ndeshje të këtij sezoni, por lëndimi në finalen e Ligës së Europës nuk e lejoi të shkonte në Rusi. Lotët e finales konfirmuan parashikimet fillestare: nuk mund të luajë në Kupën e Botës.

Ben Yedder
Ai përjetoi një sezon të komplikuar. Ndryshimet e trajnerëve nuk e ndihmuan. Bëri një sezon të mrekullueshëm në Ligën e Kampionëve, por kaq nuk ishte mjaftueshëm për të qenë në listën “23’ të Francës.

Martial
Fillimi i sezonit i siguroi pothuajse një vend për Botërorin e Rusisë. Por, sulmuesi francez pagoi shumë arritjen e Aleksis Sanchez në “Old Trafford”. Minutat e tij të lojës ishin në rënie, që nga janari, ndaj mungesa e tij te Franca duket pothuajse normale.

Benzema
Është debati më i madh, që ekziston në futbollin francez, vitet e fundit. Ka dy lloje të njerëzve në Francë: pro dhe anti-Benzema. Një gjë që nuk hap debat: sulmuesi i Real Madridit nuk ka bërë sezonin e tij më të mirë në nivel klubi. Por, talenti i tij është i klasit botëror dhe shumë njerëz nuk e kuptojnë se si sulmuesi kryesor në klubin më të mirë në botë mund të përjashtohet nga kombëtarja franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat