Arteta trajner i Arsenalit? Punë e kryer

Futboll

Arteta trajner i Arsenalit? Punë e kryer

Më: 18 maj 2018 Në ora: 17:39
Arteta

Ish mesfushori i Arsenalit pritet që të kthehet në klub tani duke e menaxhuar skuadrën, prej të cilës Arsene Wenger dha dorëheqje një muaj më parë

Mikel Arteta është pajtuar në princip për të qenë zëvendës i Arsene Wenger dhe të bëhet trajner i ri i Arsenalit.

Goal ka kuptuar se edhe pse nuk ka ndonjë kontratë të nënshkruar, zyrtarisht Arteta pritet që të jetë trajner i Arsenalit në ditë në vijim.

Arritja e Artetas thuhet se është shtyrë për shkak të stafit teknik, e ku 36 vjeçari pritet që të bëj emërime të reja pas largimeve të fundit.

Spanjolli për momentin mbetet trajneri i dytë në Manchester City pas Pep Guardiolas i cili e pranoi kohëve të fundit që ai ka dorë në suksesin e skuadrës së tij në këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat