Chelsea vëzhgon Martialin

Futboll

Chelsea vëzhgon Martialin

Më: 18 maj 2018 Në ora: 18:00
Anthony Martial

Sulmuesi francez nuk po gjen hapësira në skuadrën e Manchester United.

Anthony Martial duket se do të largohet nga Manchester United, në afatin kalimtar të verës.

Sipas Daily Mail, Chelsea e ka vënë në radarë për ta transferuar sulmuesin e “Djajve të Kuq”.

Për shkak se ka pasur një minutazh të ulët aktivizimi tek skuadra e Manchester United, drejtuesit e Chelseat e shikojnë si një mundësi të mirë për ta bindur Martialin për të ndërruar skuadër.

Për Martial ka shprehur interesim edhe Juventusi, por vetë futbollisti preferon të qëndrojë edhe më tutje në kampionatin anglez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat