Sermaxhaj: Prishtina - Drita, lë hapur gjithçka

Futboll

Sermaxhaj: Prishtina - Drita, lë hapur gjithçka

Nga: Kemajl Goca Më: 18 maj 2018 Në ora: 18:41
Genc Sermaxhaj

Analisti i futbollit, Genc Sermaxhaj, dikur ka luajtur për Prishtinën dhe për Dritën, tha se përballja e të dielës në Pejë (16.00) mes Prishtinës dhe Dritës nga Gjilani, është ndeshje e veçantë. “Ndeshje e veçantë e shumë e rëndësishme për të dyja ekipet, ku vendoset për fituesin e kampionatit. 

Drita mund të jetë pak më e relaksuar sepse futet në lojë me një epërsi të lehtë, ndërsa Prishtina duhet të shënoj dy gola për të arritur fitoren.  Do të shohim një ndeshje mjaft interesante, lojë me nerva e përgjegjësi tek futbollistët ku gjithçka është e mundur për të dyja ekipet. Nëse Prishtina arrin të shënoj në pjesëlojën e parë, ka mundësi të shënoj edhe në të dytën sepse presioni tek Drita pastaj rritet dhe motivi tek Prishtina shtohet.  Do të përballen dy ekipet më të mira të këtij edicioni, me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë, por kjo ndeshje lë hapur gjithçka ku për 90 minuta, mund të fitoj ekipi i cili arrin të jetë më i përgatitur psikikisht”, tha Sermaxhaj.

A mendoni se edhe atmosfera në tribuna mund te jetë shumë e nxehtë mes ‘Plisave’ dhe ‘Intelektualëve’? “Padyshim përballje interesante do të shohim edhe nga dy tifogrupet: ‘Plisat’ dhe ‘Intelektualët’ që sigurisht do ta mbështesin ekipin e tyre maksimalisht, e nëse ndonjëherë ekipeve iu është nevojitur lojtari i 12-të, mund ta kenë në këtë ndeshje.  Shpresoj të kemi një organizim profesional të ndeshjes ngase fusha nuk plotëson edhe aq shumë kushtet për ndeshje të tilla, dhe ndeshja mund të ketë edhe tensione nga brenda e jashtë fushës”, thotë Sermaxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat