Flet Willian: Situata në zhveshtore është e tmerrshme

Futboll

Flet Willian: Situata në zhveshtore është e tmerrshme

Më: 18 maj 2018 Në ora: 19:15
Foto nga ndeshja e kaluar

Fantazisti i Chelsea-t Willian ka lënë të kuptohet se ka një përçarje në dhomat e zhveshjes…një ditë përpara finales së FA Cup.

Asi brazilian, 29, ka sugjeruar se ka një përçarje në dhomat e zhveshjes për shkak të trajnerit italian vetëm një ditë përpara sfidës ndaj Manchester United në Wembley.

Conte pritet të largohet nga Blutë këtë verë pas një sërë marrëdhëniesh të prishura dhe një sezoni zhgënjyes në kampionat.

Dhe kur pyetet të tregojë për atmosferën në dhomat e zhveshjes nga ESPN Brasil, Willian për pak sa nuk i shpëtoi.

“Oh Zot! Me të vërtetë do ta dish situatën?

“Epo, disa të tjerë…më mirë të flasim një herë tjetër.”

Braziliani nuk ka luajtur aq shumë sa do të kishte dashur gjatë javëve të fundit, duke nisur vetëm dy ndeshje nga minuta e parë në gjashtë takimet e fundit.

Tani mesa duket marrëdhënia e tij me trajnerin është e thyer – me Conte që njihet si një teknik që bën armiq. Dy emrat e fundit janë Diego Costa dhe David Luiz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat