Yjet që do t’i mungojnë Kupës së Botës

Futboll

Yjet që do t’i mungojnë Kupës së Botës

Më: 18 maj 2018 Në ora: 19:45
Yjet që do t’i mungojnë Kupës së Botës

Kur kanë mbetur më pak se një muaj deri te fillimi i Kupës së Botës ‘Rusia 2018’, pjesa më e madhe e kombëtareve pjesëmarrëse, kanë publikuar listat me lojtarët e ftuar.

Me publikimin e këtyre listave, janë mësuar emrat e mëdhenj që nuk do të jenë pjesëmarrës në Kupën e Botës.

Mungesat më të mëdha vijnë nga Franca, ku trajneri Didier Deschamps ka lënë jashtë listës shumë emra të njohur, si Benzema, Payet, Rabiot, Kondogbia, Martial e Lacazette.

Jashtë listës ka mbetur edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili edhe pse i pensionuar nga futbolli kombëtar, ditë më parë ka dhënë sinjale për një rikthim, i cili nuk iu pranua.

Media spanjolle ‘Marca’, ka publikuar një formacion me yjet që nuk do të jenë në botërorin e Rusisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat