Hazard thotë se nuk është egoist mjaftueshëm për ta fituar Topin e Artë

Futboll

Hazard thotë se nuk është egoist mjaftueshëm për ta fituar Topin e Artë

Më: 18 maj 2018 Në ora: 23:05
Eden Hazard

Lojtarët duhet të jenë egoist për ta fituar Topin e Artë sipas Eden Hazard, i cili nuk mendon se mund të arrij në atë nivel.

Ylli i Chelsea ka thënë se nuk beson se është mjaftueshëm egoist për të fituar Topin e Artë.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, janë dy futbollistët që e kanë dominuar futbollin në 10 vitet e fundit, duke e fituar nga pesë herë Topin e Artë.

“Ai gjithmonë ma ka thënë këtë”, ka thënë Hazard për BBC Sport për babain e tij i cili i thotë se ai nuk është egoist. “Ndoshta ai ka të drejtë. Mendojë që futbolli sot është se nëse ju dëshironi trofe individual si Topi i Artë  apo të jeni golashënuesi më i mirë, duhet të jeni egoist. Por unë nuk jam i tillë, nuk jam. Jam vetvetja”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat