Trajneri i Belgjikës vazhdon kontratën

Futboll

Trajneri i Belgjikës vazhdon kontratën

Më: 19 maj 2018 Në ora: 08:48
Roberto Martinez

Roberto Martinez ka firmuar edhe për dy vite të tjera, duke e zgjatur kontratën si trajner i Belgjikës deri në vitin 2020, teksa marrëveshja aktuale përfundonte pas Kupës së Botës 2018 në Rusi.

Martinez, i cili mori drejtimin e ekipit duke zëvendësuar Marc Wilmots pas Euro 2016, e drejtoi suksesshëm Belgjikën në eliminatore me 9 fitore dhe 1 barazim në 10 ndeshje të luajtura. Kjo e bindi Federatën Belge të Futbollit t’i propozonte rinovimin, përpara se të fillonte veprimtaria në Rusi.

Bashkë me të kanë rinovuar marrëveshjen e pjesëtarët e stafit të tij Graeme Jones dhe Richard Evans. Gjithsesi, asgjë nuk është thënë për ish-sulmuesin e Arsenal, Thierry Henry, i cili do të jetë ndihmësi i Martinez në Kupën e Botës. Mendohet se francezi do të drejtojë ndonjë klub në sezonin e ardhshëm.

Belgjika do ta luajë ndeshjen e parë të Botërorit më 18 qershor, në Soshi kundër Panamasë, ndërsa kundërshtarët e tjerë në Grupin G do të jetë Tunizia dhe Anglia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat