Dembele mund ta lërë Barcelonën, gati t’i bashkohet ish-trajnerit të tij…

Futboll

Dembele mund ta lërë Barcelonën, gati t’i bashkohet ish-trajnerit të tij…

Më: 19 maj 2018 Në ora: 12:38
Ousmane Dembele

Ousmane Dembele është gati të heqë dorë nga karriera e tij në Barcelonë dhe dëshiron të negociojë një lëvizje te PSG, raporton “Don Balon”. Mesfushori francez ka luftuar me lëndimet dhe jë formë jooptimale sportive që prej ardhjes së tij nga Borussia Dortmund, në fillim të këtij sezoni, ndaj është i gatshëm të fillojë bisedimet me PSG. Mesohet se edhe Barcelona është e gatshme ta shesë atë për një çmim të prerë, prej 100 milionë eurosh.

Ardhja e pritshme në klubin katalanas e Antoine Griezmann do ta linte praktikisht pa mundësi aktivizimi 20 vjeçarin francez. Leo Messi është direkt i paprekshëm në pikë, Philippe Coutinho mund të luajë në pozita më të avancuara, ndërsa bordi drejtues i Barcelonës është gati të shesë edhe Luis Suarez, nëse merr një ofertë të mirë. Dhe, nëse gjërat janë kështu me uruguajanin, në rastin e ish-it të Borussia Dortmundit situata duket shumë më keq.

Për këtë arsye, nuk është aspak e çuditshme që përfaqësuesit e francezët po negociojnë fshehurazi largimin e tij nga Barça. Edhe etë Dembelé nuk është i kënaqur me ecurinë e tij te Blaugranët. Qëllimi i tij është që të regjistrohet në radhët e PSG, përkrah yjeve të tjerë, si Neymar dhe Mbappé. Një shtysë më shumë në këtë drejtim është caktimi si trajner në “Parc des Princes”  Thomas Tuchel, që tashmë e kishte nën komandën e tij talentin francez te Borussia Dortmund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat